Policia në deklaratë pas operacionit anti-drogë në Korçë: Janë 70 persona nën hetim, 30 urdhër arreste

Pas operacionit të madh anti-drogë të quajtur “Knockdown”, policia e Korçës ka deklaruar për shtypin se po procedohen 101 persona ndërsa nga Gjykata e rrethit janë lëshuar 31 urdhërarreste.

Në deklaratën për media, u tha se janë sekuestruar sasi të tëra kokaine, heroine dhe kanabisi si dhe 20 makina.

“Shtetasit e vënë në pranga, nën masën e “Arrest me burg”, janë të dyshuar për veprën penale shitje dhe prodhim lëndësh narkotikësh

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e rrethit Korçë ka lëshuar 31 urdhër arreste dhe janë 70 persona nën hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka dhe shtetas të shpallur në kërkim, policia ka sekuestruar 21 kg heroinë, sasi kanabisi dhe kokaine
1 milionë e gjysëm lekë, telefona celularë, paundë, dollar, automjete, dhe dokumente të ndryshme.

Lënda narkotike është trafikuar kryesisht brenda qytetit ndërsa njoftojmë se kjo është finalizim i fazës së parë të operacionit,sepse ka masa për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”-tha zëdhënësi i policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?