Policia, në kërkim autori që qëlloi me armë në mitingun e Mziut

Policia e kryeqytetit, një ditë pas incidentit në fushatën elektorale të zonës së Kamzës, ka njoftuar zyrtarisht se u shpall në kërkim një 39-vjeçar. Ky i fundit akuzohet se dje shkaktoi edhe incidentin me armë në një miting të kandidatit të djathtë për bashkinë e Kamzës Xhelal Mziut.

Autori, sipas policisë së kryeqytetit është Liman Lika, i cili dje në rrugën “Avzi Nela”, ne Paskuqan, dyshohet se është konfliktuar dhe ka penguar kandidatin për zgjedhje në organet vendore të subjektit të PD-së, Xhelal Mziu.

Lika pas një konflikti verbal ka qëlluar me një armë zjarri në rrugën e asfaltuar. Për të shmangur incidentet të tjera kanë ndërhyrë dhe atij i kanë marrë armën mbështetësit e kandidatit të PD-së. Dy kandidatët, Safet Gjici dhe Xhelal Mziu e veshën me ngjyra politike incidentin.

SHKARKO APP