Policia në kohën e Veliut, Çollaku: Raportet ndërkombëtare ishin ku thërret qameti
Me një letër drejtuar Edi Ramës, Ardi Veliu bëri me dije se nuk do të jetë më drejtor i Policisë së Shtetit. Gazetari Basir Çollaku, thotë se Veliu ka bërë një punë shumë të mirë sot, duke u larguar ose e kanë larguar.
Për të sa kohë ka qenë Veliu në krye të policisë të gjitha raportet ndërkombëtare i kemi ku thërret kiamet, për kokainë, heroinë dhe kalim emigrantësh.
”Veliu ka bërë një punë shumë të mirë sot, duke u larguar ose e kanë larguar. Ne kujtojmë deklaratat e Ramës për Saimir Tahirin që thoshte se është më i miri në planet. Ai më i miri në planet kishte mbushur gjithë Shqipërinë me jeshillëk. Më i miri tjetër ishte Xhafaj me vëllain trafikant droge. Pra të gjithëve këtyre të më të mirëve u del ndonjë gjë. Edhe me Vetting, Veliut rezultojnë edhe pasuri të pajustifikuara, ndihmë për kalimin e kufirit dhe pasaporta të paligjshme”,-tha në ”Ora News”.