Policia në rrugë/Ja sa qytetarë janë gjobitur, një shofer kapet tap (VIDEO)

Në këtë kohë të pandemisë ku lëvizja është e kufizuar, 116 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë pasi janë kapur nga Policia e Shtetit duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Kjo shifër është një bilanc që Policia e Shtetit bën për 24 orët e fundit. Mësohet se në të gjithë vendin janë evidentuar 40 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilëve u është hequr patenta dhe 3 vite dhe i është bllokuar makina. Sikur të mos mjaftonte, në Tiranë është arrestuar në flagrancë një shofer pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l . Atij iu tërhoq dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje. Me 20.000 lekë dhe bllokim automjeti për 3 muaj, janë gjobitur 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/692227888182018/?__xts__[0]=68.ARD-MbFIRgwdp8ZuliVNK4td5Bbs7Qb0ACN0hXS69viyTC8RINHJ6YLe1A4UgwSeA7W9v14p7K2KG7i3i2BMYh1NHc4_b3gZK25-ht5821yeszUctwZClTIQfby77-SJBcSpCCw1xqyd8zCdF4TO91eNVMj_yWtIeSm_qJyXNg2OiF8AKrCeHmi6iDfjwB4-x5HMbc7-xlDClN223OIBdT_o1qkgQg44K3ohOistpjZ344Fc3uB6RmihmulufWm_5IHcUvOu04slMhkk61qrGsldhQNxgdSweSIft9AoegxD1cJRiUPT5L_aApc0snHleQTOHcdV0245Yh87d7GaejpW3ufjCyQtwfSC4Q&__tn__=-R

SHKARKO APP