Policia në “sitë” autobusët e furgonët, gjoba shkelësve

Policia e Qarkullimit Rrugor ka zbarkuar në rrugë, ndërsa po kalon në ‘sitë’ të gjithë mjetet e transportit publik, autobusë dhe furgona. Vetëm gjatë orëve të para të këtij aksioni janë vendosur 47 masa administrative për shkelje të ndryshme, janë pezulluar 4 leje drejtimi pa patente përkatëse si dhe janë bllokuar 8 licenca të transportit publik.

Shefi i qarkullimit Rrugor Valentin Floriri tha se është hartuar një plan masash për mjetet e transportit publik dhe të nxënësve. “Të gjitha këto mjete janë objekt i kontrollit në Durrës, Shijak dhe Krujë”, tha Floriri.

Më poshtë disa foto ku paraqitet situata në rrugë të ndryshme në Durrës, Shijak dhe Krujë. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama

foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?