Policia në terren, bollokon 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarre. 1 person procedohet dhe 2 gjobiten
Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Shtetit nuk do të lejojë shitjen e kapsollave dhe të fishekzjarreve në treg të lirë. Nga strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave në të gjitha qarqet, janë ushtruar kontrolle në subjekte për fishekzjarre dhe si rezultat janë kontrolluar gjithsej 1592 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar lëndë piroteknike. 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese janë sekuestruar.
”Në Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në dyqanin e shtetasit G. G., 51 vjeç, banues në Kukës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4508 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të madhe shpërthyese. Shtetasi G. G. u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në Lushnjë, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë evidentuar dy raste, konkretisht në dyqanin e shtetasit A. C. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 47 kapsolla dhe në dyqanin e shtetasit N. P. janë gjetur dhe sekuestruar 45 kapsolla me fuqi të madhe shpërthyese dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Për këtë ngjarje pronarët e dyqaneve janë ndëshkuar me gjobë, veprim i kryer në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësit e Lushnjës”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
Nga ana tjetër, mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të policisë zbatimin e disa detyra shtesë të cilat konsistojnë në “ushtrimin e kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuar dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse tregtojnë ato sipas përcaktimeve “artikujt të lejuar e të ndaluar”. Kontrollin për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin, si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Shërbimet e kontrollit të territorit, duke filluar nga Ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullat e Përgjithshme, Ndihmës Specialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentim dhe bllokimin e tyre. Strukturat vendore të Policisë duhet të hartojnë dhe zbatojnë plane inspektimi të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga subjektet e liçensuara”.
Në fund të deklaratës, theksohet se Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, “duke ju garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”.
Njoftimi i plotë:
Vijon zbatimi i masave për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve dhe përdorimit civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Sekuestrohen 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Nga strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave në të gjitha qarqet, janë ushtruar kontrolle në subjekte “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri” dhe si rezultat:
Janë kontrolluar gjithsej 1592 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike. Në Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në dyqanin e shtetasit G. G., 51 vjeç, banues në Kukës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4508 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të madhe shpërthyese. Shtetasi G. G. u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në Lushnjë, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë evidentuar dy raste, konkretisht në dyqanin e shtetasit A. C. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 47 kapsolla dhe në dyqanin e shtetasit N. P. janë gjetur dhe sekuestruar 45 kapsolla me fuqi të madhe shpërthyese dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Për këtë ngjarje pronarët e dyqaneve janë ndëshkuar me gjobë, veprim i kryer në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësit e Lushnjës. Kontrollet do vijojnë pa ndërprerë në të gjithë territorin dhe në këtë kontekst Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.
KOHA JONË SONDAZH

