Policia neglizhoi, flasin fqinjët: Problematika me Zhudrin që në 2014, 1-2 herë në muaj këtu kishte ulërima të tmerrshme

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ngriti në këmbë qytetin e Elbasanit, banorët e pallatit ku jetonte Lefter Zhudri, i ekzekutuar nga RENEA të enjten pas sulmit me armë ndaj policisë, akuzojnë uniformat blu për neglizhencë.

Njëri prej tytre tregon për Ora News, se policia e Elbasanit ishte në dijeni të problematikës dhe rrezikshmërisë së këtij personi, pasi vetë banorët e pallatit ishin ankuar disa herë ndaj tij në polici.

Sipas tij ai ishte u dhunshëm si brenda familjes dhe jashtë.

“Ka qenë e paramenduar që ai do të bënte një veprim dhe e paralajmëruar te policia. Policia ka qenë në dijeni, edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ka pasur informacion për këtë person.Ka qenë shumë problematik, ka pasur shumë probleme të mëdha, si familjare me bashkëshorten, si me ne që banojmë këtu”.

Situata sipas tij paraqitej e tillë prej 2014, dhe siç tregon fqinji, një herë apo dy herë në muaj “ngrinte në këmbë” lagjen.

“Ky konflikt ka që në 2014. Me saktësi, 1 herë, 2 herë në muaj këtu ka pasur ulërima të tmerrshme. Të gjithë banorët e këtij pallati janë ankuar për këtë person, e kam me deklarata policie dhe nuk janë marrë masa, kjo do të ishte parandaluar ose do të ishte bërë katastrofë”.

Gjatë sulmit me armë të Zhudrit ndaj policisë u plagosën edhe dy kalimtarë të rastit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

SHKARKO APP