Policia nis arrestimet e banorëve të Unazës së Re, protestuesit rrethojnë komisariatin e policisë

Strukturat shtetërore i janë rikthyer teknikave të presionit të shantazhit ndaj banorëve protestues të Unazës së Re, me qëllim për të dobësuar rezistencën.

Sot forcat policore të Komisariatit nr.2 kanë marrë nga shtëpia e tij shtetasin Besnik Doçi, një protestues i përditshëm i Unazës së Re, shtëpia e të cilit është planifikuar të prishet pa dëmshpërblim. Doçi ka qenë duke lyer shtëpinë e tij, por forcat e Komisariatit policor po përgatiten t’i presin fletë-arrestin, nën arsyetimin absurd të “ndërtimit pa leje”.

Qindra protestues të Unazës së Re po marshojnë drejt Komisariatit nr.2. Ata thonë se s’do të largohen prej andej pa marrë me vete edhe Besnik Doçi. Bashkë me protestuesit janë edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët prej më shumë se 80 ditësh janë në krah të banorëve që protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I bëj thirrje policisë që të lirojë urgjentisht Besnik Doçin, se nuk është ai as Balili, dhe as ndonjë prej kriminelëve të tjerë që qëndrojnë të lirë në vendin tonë”, u shpreh pak me pare deputeti demokrat Klevis Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/762080094157955/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?