Policia nis arrestimet te protesta e PDIU para ministrisë së Jashtme (Foto)

Çamët janë mbledhur në një protestë para ministrisë së Jashtme kundër ministrit grek Nikos Dendias.

Protesta e PDIU në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes simpatizantëve dhe efektivëve të Policisë.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka thënë se protestuesit ndodhen në një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare dhe nuk lejohen të protestojnë.

Ndërkohë, policia ka nisur arrestimet e protestuesve.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, policia ka futur me forcë në furgonin e policisë disa protestues.

SHKARKO APP