Policia nuk e ka arrestuar Abdeslam Salah, i dyshuari kryesor për sulmet në Paris

Një zyrtar francez ka bërë publik emrin e personit që qëndron mbrapa sulmeve në Paris, një belg i quajtur Abdelhamid Abaaoud.

Quhet Abdelhamid Abaaoud, 27 vjec, me banim në lagjen Molenbeek të Belgjikës.

27-vjeçari është akoma në arrati, pavarësisht bastisjeve të shumta të policisë në Francë.

Ai besohet të ketë financuar dhe organizuar sulmet në kryeqytetin francez dhe është i shpallur në kërkim nga Greqia që në fillim të këtij viti.
Sipas të përditshmes franceze “Liberation” financuesi i atentateve të Parisit besohet se ka lidhje edhe me sulmin e mbetur në tentativë në një nga trenat e Parisit pak muaj më parë.

abdelhamid-abaaoud

Abdelhamid Abaaoud – organizatori dhe financuesi i sulmeve ne Paris

Identifikohen dy kamikazët

Ndersa prokurori i Parisit Francois Molins ka identifikuar 2 kamikazë të tjerë të sulmit të së premtes ku mbetën të vrarë 129 persona.

Ata jane: Ahmed Almohamad 25 vjec dhe Samy Amimour, 28 vjec.

Al Mohammad hodhi veten në erë pranë stadiumit ku luhej Francë-Gjermani “Stade de France”. Ai lindi më 10 shtator 1990 në Idlib të Sirisë, nëse pasaporta që u gjet pranë trupit të tij është origjinale.

Foto e tij u nxorr edhe më parë nga mediat serbe, greke e kroate.

Sipas Ministrit grek të Emigracionit, Janis Mouzalas, ky person kishte hyrë në Greqi sëbashku me 198 refugjatë të tjerë nga Turqia me varkë. Në Leros të Greqisë, atij iu morën gjurmët e gishtërinjtve dhe iu dha një dokument që e lejonte të qëndronte në Greqi për 6 muaj dhe të kërkonte azil atje.

Por në vend që të qëndronte, ai kaloi disa ditë më vonë nga Maqedonia në Serbi, thotë ministri.

Ndërsa një zëdhënëse nga Ministria e Brëndshme në Kroaci tha se Ahmed Almuhamed ishte regjistruar në kampin e refugjatëve Opatovc në Kroaci më 8 tetor, dhe nga aty kishte kaluar në Hungari e më pas Austri.

as

Al Mohammad

Ndërsa Amimous ishte një nga kamikazët në teatrin Bataclan. Ai lindi më 15 tetor 1987 në Paris. Jetonte në periferinë veri-lindore në Drancy të Francës.

“Më i kërkuari” nga policia franceze 

Policia ka si të dyshuarin kryesor 26-vjeçarin me origjinë belge Salah Abdeslam.

Raportimet e fundit nga Franca thonë se policia po kryen disa bastisje në periferi të kryeqytetit francez.

Kërkimet po vijojnë në të gjithë Francën konfirmoi kryeministri Manuel Valls, informon BBC

Mediat franceze gjithashtu thonë se operimet e policisë janë shtrirë në disa qytete si Bobigny, Grenoble.

Kërkimet kanë nisur dhe në Jeumont, në kufi mes Francës dhe Belgjikës, por nuk është ende e qartë nëse këto kërkime kanë lidhje me sulmet në Paris.

Vijojnë arrestimet dhe në Belgjikë 

Dhjetëra policë belgë, përfshirë komandot e forcave special të armatosura, kanë rrethuar lagjen Molenbek në Bruksel.

Sipas mediave lokale, një person i dyshuar për përfshirje në sulmet e Parisit është  arrestuar.

Operacionet nisën pas sulmeve të 13 nëntorit në kryeqyetin francez dhe pas hetimeve se disa prej të dyshuarve ishin rezidentë në zonë Molenbek.

Sipas mediave të huaja, numri i forcave të rendit të përfshira në operacion është shumë i madh dhe zona është rrethuar nga automjete të blinduara.

Kontollet më të shumta janë ushtruar në shtëpitë ku jetojnë myslimanë, pas zbulimit të origjinës së disa prej të dyshuarve.

Molenbeku, i populluar më së shumti nga emigrantë myslimanë,  është shndëruar në qendrën e hetimeve të sulmeve të Parisit.

Autoritetet belge kanë lënë të lirë 5 nga 7 të dyshuarit e arrestuar gjatë fundjavës. Mes tyre është edhe vëllai i një prej autorëve të dyshuar.

Mohamed është vëllai i Brahim Abdeslam, një prej të armatosurve që hodhën veten në erë në teatrin Bataklan, ndërsa vëllai tjetër i tyre, Salah konsideroihet person i rrezikshëm nga policia franceze.

CT7MwLwWIAAzYsb

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazaneuve tha se janë bërë 168 kontrolle, 104 persona janë lënë në arrest shtepie.

Atentatorët e dyshuar të sulmeve në Paris

Salah Abdeslam, 26 vjeç – Personi më i kërkuar nga policia,konsiderohet person më rrezikshëmëri të lartë.

Mohammed Abdeslam – sipas raportimeve, i arrestuar në Belgjikë
Brahim Abdeslam, 31 vjeç – i njohur si sulmuesi që vdiq pranë pallatit të koncerteve Bataclan

Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, nga afër Parisit – vdiq gjatë sulmeve në Bataclan

Bilal Hadfi, 20 vjeç – i njohur si atentatori që vdiq në stadiumin “Stade de Frannce”
Ndërkohë policia policia franceze ka lëshuar një apel për të gjithë ata që kanë informacion të japin kontributin e tyre me qëllim kapjen e terroristit që mendohet se është larguar nga vendi.

Vellezerit  Abdeslam
26 vjecari mendohet ka marrë me qira një makinë Volkswagen Polo, e cila është përdorur nga sulmuesit dhe që më pas u gjet pranë sallës së koncerteve Bataklan në Paris, aty ku edhe humbën jetën pjesa më e madhe e viktimave të sulmit.

Po sipas infomacioneve të hetuesve francezë, Abdeslam është ndaluar nga policia pranë kufirit me Belgjikën, ku është marrë në pyetje, është kontrolluar dhe është lejuar të largohet së bashku me dy persona të tjerë që kanë qenë në makinën e tij.

Sipas zyrtarëve, ai është njëri nga tre vëllezërit që kanë jetuar në Belgjikë, por që dyshohet se kanë lidhje të drejtëpërdrejta me sulmet në Francë.

Njëri nga ata, Brahim Abdeslam, 31 vjeç, thuhet se ka qenë sulmuesi që ka hedhur veten në erë në Bulveradin Voltaire, në Paris.

Vëllai i tretë, Mohammed, është arrestuar në Bruksel pasi është kthyer nga Parisi dhe ndodhet në paraburgim.

2E7BA01F00000578-3318765-As_the_three_brothers_were_identified_the_latest_terrorist_was_n-m-3_1447657186129

Bilal Hadfi, 20 vjeç

_86698667_b0dd9a0e-8a6e-466d-85cc-8ebba1b1ac4d

Salah Abdeslam, 26 vjeç

 

 

SHKARKO APP