Policia nuk i “përballon” dot telefonatat nga qytetarët, ja halli që kanë përveç lejes

Situata në të cilën po kalon vendi si pasojë e pandemisë bën që të jenë të ngarkuar me punë shumë institucione por edhe linjat telefonike si urë komunikimi.

Ashtu siç dihet tashmë numri telefonik kryesor  pas urgjencës mjekësore në këtë situatë është ai i policisë që si duket përveç fluksit të telefonatave në lidhje me këtë situtaë pra karantinimin u është zgjeruar rrethi i ankesave.

Duke qenë të izoluar në shtëpi banorët i bien numrit të policisë për halle nga më të të ndryshme që shembujt më poshtë e konkretizojnë këtë.

Sikurse shprehet një burim policor, fluksit të telefonatave për të marrë autorizim për të lëvizur, u janë bashkuar edhe disa qytetarë që “spiunojnë” fqinjët.

Po jo për zhurmë, jo për ndonjë ngjarje kriminale.

Na telefonoi në numrin pa pagesë 112, një grua e cila ishte shumë e shqetësuar. Ajo kishte parë fqinjët e katit poshtë saj të dilnin përtej orarit të lejuar për të dalë nga shtëpia”, tha oficeri i sallës operative.

Dua të sillni patrullë policie, silleni urgjent, ata kur të kthehen mund të kenë marrë virusin dhe nëse përdorin ashensorin mund ta lënë aty”, ka kërkuar gruaja.

Siç mësohet nga raporti ditor i patrullës, fqinjët e gruas janë kapur më pas nga patrulla dhe u është kërkuar llogari, por ata janë justifikuar se “gruaja ime është shtatzanë dhe e kapi ankthi, nuk qëndronim dot mbyllur ndaj dolëm”, për këtë shkak policia mësohet t’u ketë tërhequr veshin dhe mos t’i ketë gjobitur.

Por…

Por në numrin pa pagesë, rezulton se janë kryer dhjetëra telefonata informuese, duke dhënë detaje për “rebelët”. Numërohen, tha zyrtari i policisë se vetëm për gjatë fundjavës janë administruar 138 telefonota të tilla në kryeqytet, kryesisht për qytetarë që kanë thyer karantinën në zonën e Kamzës, Kombinat, rrugën e Elbasanit, Sauk, rrugën e Kosovarëve.

“Eshtë për t’u habitur se veç gatishmërisë së qytetarëve për të treguar komshinj apo edhe të panjohur që i konstatojnë në rrugë, ka edhe nga ata që shfrytëzojnë mëritë e vjetra se sapo shohin në rrugë “kundërshtarin” tregojnë me detaje të dhënat e shkelësit”.

Deri më tani rezulton të jenë gjobitur në të gjithë vendin 738 qytetarë që janë konstatuar në rrugë pa asnjë shkak. Por se di do t’u vihet atyre gjoba prej 10 mijë lekë, është ende herët për ta thënë.

Komisariati dixhital

I njëjti fenomen është vërejtur edhe në komisariatin dixhital, një komisariat i krijuar pesë vite më parë me synim denoncimin dhe bashkëveprimin me qytetarët që ata t’i tregonin policisë shkelje të tilla si ndërtimet pa leje, parkimet e gabuara, vjedhjet apo edhe korrupsionin.

Na postojnë fotografi qytetarësh në rrugë, por që është e vështirë të marrë kuptimin e provës nëse shkelësin e karantinimit nuk e kam menjëherë një patrullë policie”, shpjegoi një nga oficerët e komisariatit dixhital.

Megjithatë bashkëpunimi me qytetarët edhe gjatë pandemisë konsiderohet i mirë nga operatorët e policisë, të cilët disponojnë fotografi komshinjsh që pushojnë në stola, komshinjsh që kanë nxjerrë xhiro qenin apo po pinë një kafe.

Sidoqoftë pjesa dërrmuese është e ndërgjegjësuar, të gjithë sapo shkon ora 13.00 mbyllet në shtëpi, jo nga frika e gjobës dhe e spiunit, apo se quhet covidiot, por sepse kanë frikë nga përhapja e virusit.

Burimi: Fax News

SHKARKO APP