Policia nxorri dosjen e Vajdin Lames, Ceka i kujton porosinë e Merkel për “dosjen e Dibrës”
Ish-ministri i Brendshëm pas periudhës së vitit 1997 e vlerësoi hapjen e dosjes së vjetër dhe zbulimin e identifikimin e autorëve të vrasjes së Vajdin Lames, 15 vite më parë.
Megjithatë ka dhe një mesazh. Ja çfarë deklaroi Neritan Ceka në një intervistë me skype mbrëmjen e sotme në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini.
Ceka: Më mirë të marrin atë dosjen e Dibrës që po u thotë zonja Merkel e të mos merren me historitë e arkeologjisë.
Patjetër që kanë vlerë, por të paktën të tregojnë që jetojmë me të sotmen e të japin kontributin për të hapur rrugën e Shqipërisë drejt Europës.
Merkel e ka bërë të qartë se nuk do i hapë derën Shqipërisë dhe kjo është një përgjegjësi e madhe edhe e prokurorisë por dhe e policisë shqiptarë “
Në vitin 2019 gazeta gjermane “Bild” publikoi disa nga përgjimet e saj, duke shkaktuar reagime të forta për shkak se protagonistë në to ishin ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Dosja 184 u regjistrua fillimisht nga Prokuroria për Krimet e Rënda pas një kallëzimi të Partisë Demokratike, për dyshime mbi shitblerje të votës në zgjedhjet e Dibrës.