Policia-opozitës: Merrni masa që protestuesit të ndalojnë
Në një tjetër reagim, Policia e Shtetit, i është drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha me thirrjen që të marrë masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e fishekzjarrëve, pasi kështu po dëmtojnë efektivët e Forcave të Rendit dhe protestuesit.
”Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende te forts në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, sendeve te forta dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë
Të nderuar organizatorë të tubimit: I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi Merrni masa të menjëhershme që protestuesit te nderpresin veprimet e dhunshme. Po demtoni e rrezikoni jeten e punonjesve te policise.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë”, thuhet në thirrjen e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

