Policia orë edukative me nxënësit: Mos ecni shpejt

Pas ngjarjeve të fundit, ku 3 të rinjë humbën jetën nga aksidentet rrugore, nën moton ”Siguria rrugore, kontribut i gjithsecilit”, Policia Rrugore e Kukësit zhvilloi takime me nxënësit e shkollës së mesme ”Hazvi Nela” dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare ”Riza Spahiu”.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor, Robert Ibrahimi u shpjegoi nxënësve se sa e rëndësishme është të njohim dhe respektojmë rregullat e qarkulimit rrugor, duke u treguar dhe me veprime praktike, sesi të veprojnë kur janë këmbësorë apo pasagjerë. ”Së bashku mund të sensibilizojmë gjithë shoqërinë, sa më shumë të bëhet kjo gjë, aq më shumë do të rriten parametrat e sigurisë”.

Nxënësit u vunë në rolin e punonjësit të Policisë Rrugore dhe së bashku me ta shpërndanë fletëpalosje udhëzuese për sigurinë rrugore dhe sensibilizuan drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e Kodit Rrugor. Në veçanti, aytre i’u bë thirrja që të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, të shmangin manovrimet e gabuara dhe të mos ecin shpejt.

SHKARKO APP