Policia penalizon “mjeshtrat” e timonit në Tiranë (VIDEO)
Edhe pse çdo ditë, në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, konstatohen dhe ndëshkohen një numër i madh drejtuesish mjetesh, pikërisht për mospozicionim siç duhet në korsinë e lëvizjes, përsëri shumë të tjerë, nuk reshtin së shkeluri normat e sjelljes, sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, duke u kthyer në rrezik, por edhe shqetësim njëkohësisht për përdoruesit e tjerë të rrugës, që respektojnë normat e sjelljes në trafik.
Policia e Shtetit evidenton se sjellje të tilla, reflektojnë jo vetëm nivel të ulët të edukatës rrugore, por shërbejnë edhe si steriotipe negative për brezat e rinj të përdoruesve të rrugës, të cilët të afektuar nga “efekti i turmës”, keqedukohen me një mënyrë të rrezikshme drejtimi, pa menduar për pasojat dhe rreziqet që u kanosen atyre në çdo moment.