Policia po fsheh ngjarjet
Policia e shtetit ka ndryshuar mënyrën e publikimit të ngjarjeve ditore, të cilat më herët transmetoheshin të detajuara sipas komisariateve, duke dhënë vendin dhe kohën e çdo krimi. Gazetarët e kronikës në mediat kryesore në vend e kanë pritur me kritika këtë vendim, duke theksuar se veprimi i policisë përbën fshehje të ngjarjeve dhe mungesë transparence. Nga 1 janari policia publikon vetëm një përmbledhje ditore ku jep shifra të përgjithshme pa detajuar vendin ku kanë ndodhur ngjarjet dhe kohën kur janë regjistruar.
Dorjana Bezati, gazetare e News 24: Heqja e njoftimeve të detajuara dhe zevendesimi me një raport përmbledhës ka ardhur me urdhër të Sandër Lleshajt.
Anila Hoxhaj, gazetare e Top Channel thote: “Kjo vë në rrezik transparencën, por dhe shkel të drejtën e informimit dhe jo vetëm”.
Armand Bajrami, gazetar i ABC News: Është regres i policisë në marrëdheniet e policisë me median.
Etleva Delia, gazetare e Panorama: Ulet besueshmëria e publikut. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

