Policia po arreston qytetarët protestues, sidomos të rinjtë

Situata po tensionohet nga momenti në moment sepse forcat e policisë po bëjnë arrestime të shumta. Furgona të shumtë policie janë mbushur me të rinjë të arrestuar.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën në zonën e ish-Bllokut, teksa protestuesit janë ulur në asfalt. Policia i zhvendosi nga rruga, por protestuesit kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës.

Protestuesit u kanë bërë thirrje shoferëve të fikin makinat dhe t’iu bashkohen në protestë kundër rritjes së çmimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat speciale të policisë po bëjnë arrestime jo vetëm në Tiranë, por edhe në Mirditë, në Shkodër, Lushnjë, Durrës, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet filmike të transmetuara tregojnë dhunë nga policia ndaj protestuesve në Tiranë, sidomos në zonën e ish-bllokut dhe te “Myslim Shyri”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?