Policia po patrullon rreth zyrave të Vetëvendosjes, Haxhiu: Pushteti nuk mbahet me Kërbaç

 

Mëngjesi i sotëm ka gjetur zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje të rrethuar nga policia.Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu tha se sot Policia e Kosovës, po patrullon rreth zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje. Një veprim i tillë ndodh një ditë pasi policia hyri në zyrat e  “Vetëvendosjes” për të arrestuar Albin Kurtin dhe gati 100 aktivistë.

Kurti i i arrestuar pasditen e 28 Nentorit  u dërgua në burgun e sigurisë së lartë në rrethinën e Podujevës, informojnë mediat kosovare.

Nga opozita por dhe shumë analistë është kritikuar arrestimi dhe mësymja e policisë në zyrat e Vetëvendosjes, ndërsa policia justifikoi arrestimin e Albin Kurtit me pasjen e një fletëarresti. Për arrestimin e 97 aktivistëve të tjerë tha se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë.  Po kështu policia deklaroi se kishte sekuestruar dhe gaz lotsjelles dhe shume objekte te tjera.

“Pushteti nuk mbahet me Kërbaç” deklaroi deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ndërsa kryetari i “Nismës” Fatmir Limaj tha: ” Thaçi e Mustafa zbuluan fytyrën e vërtetë”

Ora 12:00 Sejdiu: Policia patrullon rreth zyrave të Vetëvendosjes 

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu tha se sot Policia e Kosovës, po patrullon rreth zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky është postimi i Dardan Sejdiut:

Sot zgjohemi ne shtet policor, pas perndjekjes me police te njesive speciale, bastisjes se zyrave, rrahjes se aktivisteve me kundak amresh mbreme, sot policia e armatosur deri ne dhemb po patrullojne rreth zyrave te Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kjo nuk pershkruhet ndryshe, ky eshte shteti policor.
Ne nuk do te ndalemi, e as nuk do te zbrapsemi deri ne berjen e Republikes, deri ne ndaljen e zajdnices.
Me VETËVENDOSJE, deri në VETËVENDOSJE! 

Albin Kurti në burgun e sigurisë së lartë

Sapo i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, kolona e automjeteve policore e ka shoqëruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në Kosovë.

Ora 09:50  Albulena Haxhiu: Pushteti nuk mbahet me Kërbaç

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook deklaron se pushteti nuk mbahet me Kërbaç.

“Nuk ka më asnjë fije dyshimi se kësaj bande kriminale po i vie fundi dhe nuk do të vonojë shumë kur kjo klasë e fëlliqur politike do të përgjigjet për gjitha dëmet që i’a sjellën Republikës dhe qytetarëve! Përgjakja e aktivistëve, dhuna brutale, arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve, bastisjet e paligjshme, thyerja e selisë, terrorizimi që po ja bëni qytetarëve, do të ju kthehet bumerang! Këto janë shqelmet e fundit të IsaHashës. Pushteti nuk mbahet me kërbaç, JO!”, shkruan Haxhiu.

SHKARKO APP