Policia, prej sot 12 orë në shërbim të përforcuar për zgjedhjet

 

Nga sot perforcime dhe kontrolle kudo. Të gjitha shërbimet e Policisë, duke filluar nga dita e sotme do të kryejnë  12 orë shërbim. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para dhe gjatë procesit zgjedhor.

“Me qëllim planifikimin, organizimin dhe zbatimin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes Vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe vendor kanë kaluar në shërbim të përforcuar që prej orës 07.00 të datës 17 Qershor 2015” thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP