Policia rrethon “Astirin”, Berisha: Ndal terrorit banditesko-narkopolicor ndaj protestuesve

Banorët e zonës së “Astirit” vijojnë rezistencën për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Teksa banorët kanë lajmëruar sërish protestë në orën 18:30, Policia e Shtetit nga ana tjetër ka shtuar forcat në terren.

Lidhur me këtë situatë reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha bën thirrje të ndalet terrori, bandito-policesk, siç e quan ai, ndaj banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndal terrorit banditesko narkopolicor ndaj protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re. Qindra narko banditë me uniformë rrethojnë heronjtë që mbrojnë shtëpitë e tyre! Narkohorrat kanë arrestuar gjashtë protestues! Turp! Krim!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?