Policia rrethon zonën e Brrylit në Tiranë! Dyshohet për bombë artizanale të lidhur me telefon

Policia ka rrethuar zonën e Brrylit në Tiranë, pasi në rrugën “Martin Camaj” është gjetur një send i dyshimtë që dyshohet të jetë bombë artizanale e lidhur me telefon.

Bomba është gjetur në tokë, në pjesën e përparme të një pallati, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur.

Policia ka vendosur perimetër sigurie dhe ka nisur hetimet, ndërsa priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s”, thotë policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?