Policia Rrugore bën apel për kujdes për shkak të vështirësive nga moti në disa akse

Policia e shtetit njofton se në disa akse ka prezencë të ujit në rrugë. Në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia kërkon nga drejtuesit të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të rendit dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?