Policia rrugore e Tiranës: 9170 gjoba dhe 27 të arrestuar

Policia Rrugore e Tiranës në bilancin e saj javor të qarkullimit rrugor bën me dije se janë arrestuar ose proceduar 27 persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

-8 të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
-4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-3 për aksidente rrugore dhe largim nga vendngjarja.
-7 për korupsion aktiv.
-5 për kombinim të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ose nën ndikim të lëndëve narkotike dhe korupsion aktiv.

MASA ADMINISTRATIVE: Vendosur 9170 masa, përfshirë:

-197 për xhama të zinj.
-499 për shpejtësi mbi normat.
-451 për përdorim celulari gjatë drejtimit.
-381 për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-77 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
-320 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
-6069 për qëndrim të gabuar.

56 masa administrative që parashikojnë pezullim të lejes së drejtimit. 16 automjete u bllokuan për arsye të ndryshme.

SHKARKO APP