Policia Rrugore e Tiranës, ma*akron me gjoba kundërvajtësit, 9,389 masa administrative gjatë një jave

Policia e Tiranës vijoi kontrollet edhe gjatë kësaj jave me qëllim garantimin e sigurisë rrugore.

Në kuadër të këtyre kontrolleve u arrestuan 4 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, si dhe u proceduan 4 të tjerë për drejtim mjeti pa leje.

Po ashtu 1 tjetër person është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kësaj jave, Policia Rrugore e Tiranës vendosi 9,389 masa administrative nga të cilat 59 masa për xhama të zinj; 605 masa për tejkalim shpejtësie; 188 masa për parakalim të gabuar; 226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit; 322 masa për mos vendosje rrip sigurimi; 140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Po ashtu, Policia vendosi 411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve; 14 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”; 34 masa ndaj këmbësorëve; 6 268 masa për qëndrim të gabuar; 1 515 masa të ndryshme.

Policia pezulloi lejen e drejtimit dhe bllokoi automjetin e një shtetasi për drejtim mjeti në efektin e alkoolit; 6 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 2 raste për shkelje të tjera.

Po ashtu, 8 automjete janë bllokuara për detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni.

SHKARKO APP