Policia Rrugore: Në një javë janë ndëshkuar 18 719 drejtues automjetesh

Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave pune. Sipas të dhënave zyrtare, në 7 ditë janë arrestuar 27 drejtues mjetesh, ndërsa në total janë ndëshkuar 18 719 qytetarë.

Konkretisht, si rezultat i monitorimit, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 27 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

Janë pezulluar 123 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

Janë evidentuar dhe ndëshkuar gjithsej 18 719 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

1227 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

5416 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

1114 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

10 495 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;

467 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

SHKARKO APP