Policia Rrugore ngre pika kontrolli: Kthehuni mbrapsht. Nuk kaloni dot në Greqi

Policia Rrugor ka vendosur pika kontrolli në akset rrugore që të çojnë drejt Kakavijës. Forca e rendit u kërkojnë qytetarëve që duan të shkojnë në Greqi që të kthehen mbrapsht.

Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike. Në Kakavijë kolona e automjeteve i ka kaluar 20 km. Kjo ka bërë që autoritetet të kërkojnë kthimin e qytetarëve për në shtëpitë e tyre, pasi kalimi drejt Greqisë do të jetë i pamundur përgjatë orëve të ardhshme.

Në datën 16 gusht Greqia do të aplikojë masa të reja kufizuese për lëvizjen në dogana si dhe do të bëjë të detyrueshme karantinën 7 ditore për cilindo qytetar që do të futet në territorin grek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?