Policia Rrugore nuk ndalon. 105 shoferë të arrestuar në 1 javë dhe 11.880 gjoba

Patrullat e Policisë Rrugore janë të vendosur në rrugët kryesore të vendit, ku bëjnë monitorimin e shkelësve për parandalimin e aksidenteve rrugore. Në vetëm 6 ditë të këtij muaji, janë arrestuar 105 shoferë, ku gjysma e tyre u vunë në pranga vetëm ditën e martë. Arrestimet janë bërë për shkak se drejtuesit e mjeteve kanë qenë ose në gjendje të dehur ose pa patentë.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë rrugore, në këto gjashtë ditë, janë vendosur edhe 11.880 gjoba, për një sërë shkeljesh, ndërsa 467 qytetarë tashmë kanë mbetur pa patentë, kryesisht për tejkalim shpejtësie. Për parandalimin e aksidenteve në rrugë, eksperti i Sigurisë Rrugore, Artur Sulçe, thotë se puna e policisë duhet të jetë e pandërprerë, dhe jo me fushata të caktuara me masa administrative.

Për të parandaluar aksidentet duhet një punë sistematike, qoftë në edukimin e përdoruesve të rrugës por edhe duke i update-ua të gjithë përdoruesit edhe me infrastrukturën e re, me artificat e reja rrugore që bëhen. Edhe me ndryshimet e reja që mendohet të bëhen, të cilat i shërbejnë zvogëlimit të trafikut, njëkohësisht i shërbejnë edhe një lëvizjeje të sigurt dhe të qetë të gjithë përdoruesve të rrugës.

SHKARKO APP