Policia serbe ia ndalon hyrjen në kufi këshilltarit të Edi Ramës

Policia kufitare e Serbisë sot ia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj pa dhënë shpjegime këshilltarit për Rajonin të Edi Ramës.

Filozofit dhe kritikut të artit nga Kosova, Shkëlzen Maliqit iu është ndaluar hyrja në Serbi, në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Policia kufitare e Serbisë nuk ofroi informacion apo arsye për veprimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maliqi po udhëtonte me dramaturgun dhe drejtorin e Qendrës Multimedia Jeton Neziraj dhe kryeredaktoren dhe fotografen e Kosovo 2.0, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet akterëve kulturor nga të dyja shtetet.

Pas ndalimit të Maliqit, anëtarët e tjerë të grupit po ashtu vendosën të kthehen në Prishtinë.

Shkëlzen Maliqi është analist politik, kritik arti, por edhe filozof. Ai ka lindur në vitin 1947 dhe jeton në Prishtinë. Maliqi ka drejtuar një sërë organizatash, mes të cilave edhe Institutin e Studimeve Sociale, “Gani Bobi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?