Policia shqiptare s`jep ADN-në, miku i biznesmenit: Vetëvrasje? Ju lutem mos bëni shaka!

Prokuroria dhe policia italiane kanë hedhur poshtë të paktën për momentin pistën e një vetëvrasje të mundshme të biznesmenit Davide Pecorelli, i zhdukur në zonën e Pukës më 6 janar. Edhe pse pritej që ditën e djeshme policia shqiptare ti dorëzonte autoriteteve italiane mostrën e ADN-së, kjo nuk ka ndodhur pasi ekzaminimi është shtyrë me disa ditë.

Nga ana tjetër hetuesit italianë janë përqëndruar në pistën e vrasjes pasi një mik i Davide Pecorellit i cili, tani për tani, nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij, ka dhënë detaje për ngjarjen duke treguar se i zhdukuri ishte gati të fillonte një biznes me të në Umbria.

Ky dëshmitar ka thënë se ka shkëmbyer mesazhe me pecorellin në dhjetor  duke shtuar se 45-vjeçari ishte i qetë, si zakonisht dhe optimist për biznesin që duhej të kryente në Shqipëri.

“Unë konfirmoj se ai më kishte dërguar një mesazh WhatsApp në të cilin pohoi se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke specifikuar se do të kthehej në Itali më 10 Janar, ka thënë dëshmitari duke pohuar se versioni që davide pecorelli të këtë kryer vetëvrasje i duket një shaka pa arsye

Në mungesë të analizës gjenetike hetuesit italianë dhe ata shqiptarët nuk janë në gjendje të përcaktojnë nëse Davide ishte në makinën e gjetur të djegur afër Pukës në orët e para të datës 7 janar.

Brenda automjetit u gjetën vetëm dy eshtra dhe disa sende personale, por zjarrfikësit dhe oficerët e policisë që shkuan në vendngjarje në asnjë moment nuk e kuptuan nëse kishte një trup brenda automjetit.

Dëshmitari që pa djegien e makinës dhe thirri policinë për ndihmë tha se nuk kishte dëgjuar ndonjë kërkesë për ndihmë. /Ora News

SHKARKO APP