Policia sinjalizon makinën të ndalojë, përplaset për vdekje 29 vjeçari që ndodhej me motor mbrapa
Një aksident me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari ka ndodhur pas mesante në Divjakë. I vdekur ka mbetur shtetasi A. P. 29 vjeç.
29-vjeçari i cili udhëtonte me një motorçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen. Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.
Një patrull policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motorçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Tentativat e 29 vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulanca për të transportuar gruan shtatëzënë dhe drejtuesin e motorçikletes ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.