Policia “skanon” Krujën

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një aksion të gjerë sot në Krujë e Fushë Krujë. Në qendër mësohet se është goditja e tentativave të kultivimit të kanabisit dhe kapja e personave të rrezikshëm. Një operacion i madh policor ka nisur në Krujë mëngjesin e të premtes.

Rreth 100 efektivë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcave Shqiponja dhe atyre Operacionale kanë zbarkuar në qytet. Ata po ushtrojnë kontrolle në objekte në qytetet e Fushë Krujës e Krujës dhe zonave malore. Policia zyrtarisht nuk ka dhënë informacion, por burimet thonë se në qendër është goditja e tentativave për kultimin e bimëve narkotike dhe kapja e personave me rrezikshmëri.

Pjesë e këtij operacioni janë drejtues të komisariatit të Krujës por edhe nga Drejtoria e Durrësit. Një operacion i ngjashëm u zhvillua edhe pak ditë më parë në Malësinë e Krujës dhe Fushë Krujës, ku policia mësohet se ka informacion për tentativa të kultivimit të bimëve narkotike. Më herët gjatë muajit prill, katër parcela të mbjella me kanabis u zbuluan falë kontrolleve nga ajri në Memaliaj. Lufta ndaj kultivimit të kanabisit është shpallur mes prioriteteve të Policisë për këtë vit, ku synimi është zerimi i fenomenit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?