Policia super e armatosur, snajperë dhe kamera me rezolucion të lartë
Edhe për këtë protestë, Policia e Shtetit dhe Garda kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme, edhe pse nëse do të ishte për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ai do të vendoste vetëm 2-3 policë.
Policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë.
Nuk dihet nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme por kujtojmë se në 5 protestat e kaluara ka pasur dhunë ndaj institucioneve dhe gaz lotsjellës e forma të tjera të përdorura nga policia.
KOHA JONË SONDAZH

