Policia thërret demokratët, Berisha: Bulevardin nuk e lëshojmë. Protestë madhështore

Pas shkresës zyrtare, Policia ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur demokratët të mos protestojnë para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ta zhvendosin grumbullimin e tyre përtej perimetrit të sigurisë së samitit të BE-së në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, thirri përfaqësues të PD-së për t’u shpjeguar edhe njëherë arsyen pse autoritetet i refuzuan opozitës protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Asnjëri nuk do të lejohet që të futet në perimetrin e sigurisë, për protestë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, përforcoi vendosmërinë e protestës në Bulevard: “Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk do të keqkuptohen, ata nuk janë si Edi Rama. Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ata do të vendosin, por ne bulevardin nuk e lëshojmë”, theksoi Berisha.

SHKARKO APP