Policia thotë se janë 1687 rrënjë kanabis të asgjësuara veç në muajin mars

Gjatë muajit mars të këtij viti u asgjësuan në territorin e vendit 1,687 rrënjë kanabisi, e para herë një sasi relativisht e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të paktën të dy viteve paraardhëse.

Sipas policisë gjatë marsit të këtij viti u shënuan 10 raste të kultivimit të lëndëve narkotike, nga 5 të tilla të regjistruara në marsin e vitit 2020. Goditja përfundimtare mbetet ende një sfidë për autoritetet në vend, e në rastet e përfshirjes së punonjësve të policisë, sfida bëhet dhe më e vështirë.

Pas një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Skrapar, në fillim të janarit të këtij viti, SPAK lëshoi 23 urdhër arreste, e mes tyre janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit, reagoi edhe ministri Brendshëm, Bledi Çuçi në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se gjatë vitit të shkuar u asgjësuan 130,496 rrënjë kanabis, shifër kjo më e lartë e lartë se vitet 2019, 2018 dhe 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?