Policia u vë gjobë. Deputetët e PS janë të lumtur

Makinat e deputetëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare janë gjobitur nga Policia Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit. Automjetet ishin parkuar keq në zonën e Kryesisë së Kuvendit. Ironia është se vetë deputetët kishin shpejtuar që të shkonin në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku ishte i pranishëm edhe vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Pavarësisht gjobës, deputetët janë të vetëdijshëm se kishin parkuar gabim. Madje deputeti i PS-së, Pirro Lutaj thotë me mburrje duke postuar një foto të gjobës në makinën e deputetit Qefalia se kjo është policia që duam.

“Deputetet e komisionit të Sigurisë, i gjejnë makinat me gjoba për parkim të pa rregullt, pas një mbledhje komisioni me prezencën e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri! Kjo është Policia që duam!!”,- shkruan Piro Lutaj.

 

SHKARKO APP