Policia udhëzon shoferët si të ulin fëmijët në makinë, ose gjobë 150 mijë lekë

Policia e Tiranës ka udhëzuar drejtuesit e mjeteve për uljen e fëmijëve të moshave të ndryshme në automjet. Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi, kurse ata deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi.

Policia Rrugore Tiranë

Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi!

Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!

Mosrespektimi i rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000-15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.

SHKARKO APP