”Policia ushtron presion”, deputetja: Qeveria e ”vdekur” nuk ndal dot revoltën

Sot opozita zhvillon protestën e dytë, pas asaj të 16 shkurtit. Mbështetësit dhe qytetarë të shumtë janë nisur që nga mëngjesi drejt Tiranës. Ashtu edhe si në 16 shkurt, edhe këtë herë policia po mundohet që të ndalojë qytetarët që ti bashkohen protestës së madhe para Parlamentit.

Është deputetja e PD-së për Lezhën, Lindita Metaliaj, ajo që denoncon situatën e presion që policia po ushtron ndaj autobuzëve.

”Narkopolicia e gjeneralit të qeverisë së vdekur ndalon autobuzët me protestues të nisur nga Lezha. Askush dhe asgjë nuk e ndal me revoltën popullore deri në largimin e Ramës dhe bandës së tij qeverisëse”,-shkruan deputetja.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.SH/Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?