Policia vendos 3146 gjoba për parkim të gabuar

Policia e Tiranës ka njoftuar se gjatë janë gjobitur për parkime të gabuara 3146 automjete.

Policia apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos parkojnë mbi trotuar, në vija të bardha, në rresht të dytë, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe të automjeteve , pasi do përballen me sanksionet administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Nisur dhe nga fakti se në rrugë ka prezencë të lagështirës për shkak të motit me shi, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor pasi të gjitha rrugët monitorohen nga patrullat e policisë rrugore duke përdorur radarë, makinën inteligjente, dronë, kamera dhe aparate fotografikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?