Policia: Viktima në Mat nuk është vrarë

Policia ka sqaruar sot se kufoma e gjetur në Mat nuk është vrarë. Hetimet e para tregojnë se viktima e seksit mashkull, rreth 55 vjeç, mund të jetë mbytur.

“Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dhe eksperti mjeko-logjor nuk është konstatuar asnjë dëmtim fizik i shkaktuar  nga ndonjë veprim kriminal.

Dëmtimet sipërfaqësore në pjesë të ndryshme të trupit  i ka si pasojë e përplasjes  së rrjedhës së lumit. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale nën kryesimin e Prokurorit, si dhe po punohet për  identifikimin e kufomës. Paraprakisht shkaku i vdekjes , si pasojë e mbytjes në lumë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

SHKARKO APP