Policia zbardh ngjarjen e rëndë në Gjirokastër: I riu plagosi me gërshërë të ëmën dhe efektivin

Policia zbardh ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në Gjirokastër.

Sipas uniformave blu, 29-vjeçari K. A. ka plagosur me gërshërë nënën e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë ka plagosur rëndë njërin prej tyre.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në gjendje depresive, 29-vjeçari plagosi nënën me gërshërë, plagosi rëndë dhe një punonjës policie që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e veprimeve agresive të mëtejshme të autorit ndaj nënës së tij.

Rreth orës 20:05, në Sallën Operative ka ardhur njoftim se shtetasi K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte plagosur me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë.

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe agjentët e Policisë Kriminale, të cilët i kanë bërë thirrje 29-vjeçarit të dorëzohej, por ky i fundit ka tentuar të vriste nënën e vet dhe në atë moment agjenti i Policisë Kriminale E. L., 30 vjeç, ka ndërhyrë për të shmangur goditjen dhe për pasojë autori ka plagosur në gjoks punonjësin e Policisë, i cili është transportuar së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen I. A., 59 vjeçe, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjeksore.

Momentalisht shtetasja I. A. dhe punonjësi i Policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me ndërhyrjen e punonjësve të tjerë të Policisë është bërë neutralizmi i 29-vjeçarit, i cili ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë.

SHKARKO APP