Policia zbarkon në Lazarat, gjen armë dhe municione
Tre grupe efektivësh të Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës kanë zhvilluar kontrolle në banesat e fshatit Lazarat.
Në banesën e Amarildo Alikos, janë gjetur dhe sekuestruar tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushkë 20-ëshe e mijëra fishekë. Aksioni i ndërmarrë nga policia e Gjirokastrës kishte qëllim goditjen dhe evidentimin e lëndëve narkotike, por edhe gjetjen e armëve e municioneve.
Aksioni blic i ndërmarrë nga blutë e Gjirokastrës ka nisur në orën 5 të mëngjesit të sotëm dhe është në vijim, ku po kontrollohen me radhë banesat. Mësohet se ai do të shtrihet në të gjitha zonat e qarkut.