Policia zbulon autorin e dyshuar të vrasjes në Kavajë, ofron 10 mijë euro shpërblim se kush jep informacion

Autori i dyshuar, foto nga Policia

Policia identifikon autorin e vrasjes në Kavajë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori është 31-vjeçari H. Rexha, vëllai i viktimës tjetër të muajit mars, A. Rexha. Policia e Shtetit ka publikuar foton e autorit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?