Policimi ajror dhe Emergjencat, Ministrja Xhaçka nënshkruan marrëveshjet
Marrëveshja mes dy shteteve Shqipëri-Mali i Zi, u shtrua edhe për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile, marrëveshje e nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe homologu i saj malazez, Predrag Boskoviç.
Hapja e dy pikave të reja kalimtare mes dy vendeve, si dhe vënia në funksionim e një tjetër pike, ishin gjithashtu një tjetër marrëveshje e firmosur nga kryeministrat Edi Rama dhe Dushko Markoviç.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet më kontributore për sigurinë rajonale.
“Si anëtarë të NATO-s kontribuojmë në mënyrën më të mirë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Shqipëria dhe Mali i Zi kontribuues faktik në rritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe NATO. Marrëveshjet, hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë rajonal dhe atë euro-atlanik. Shqipëria dhe Mali i Zi, bashkëpunim të shkëlqyer në emergjencat civile dhe patrullimin ajror. Vullnet të përbashkët për të bashkërenduar përpjekjet për rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë. Ndajmë të njëjtat rreziqe dhe përballemi me të njëjtat sfida me Malin e Zi. Pranë njeri-tjetrit për t’i ofruar ndihmë për të përballuar me sukses këto kërcënime të përbashkëta. Vendet tona kanë detyrime ndaj Aleancës. Këto marrëveshje materializojnë pikërisht përmbushjen e këtyre detyrimeve. I hapim rrugën bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në rajon dhe zonën Euro-Atlantike”, deklaron ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
KOHA JONË SONDAZH

