Policimi në komunitet, bashkëbisedim me nxënësit

Në kuadër të policimit në komunitet, në shkollat 9-vjeçare të qarkut Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zhvilloi takime sensibilizuese me nxënësit. Takimet sensibilizuese u zhviluan me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësvenë lidhje me efektet negative që sjell konsumimi i alkoolit. ”Rikthehemi pranë jush, duke ju dhënë mbështetjen dhe kontributin tonë për të lënë pas ditët e vështira që kaluam”.

Punonjësit e Policisë, në kuadër të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, kanë bashkëbiseduar me nxënësit e klasave të 6-ta për ndërgjegjësimin e tyre për efektet negative të duhanit, alkoolit dhe përdorimit të substancave narkotike, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Gjatë takimeve sensibilizuese, punonjësit e Policisë u kanë kërkuar nxënësve që ata të ndikojnë te prindërit, motrat dhe vëllezërit më të rritur që të mos drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, pasi alkooli në timon vret jetën. Gjatë këtyre takimeve nxënësit janë njohur nëpërmjet videove të përgatitura nga punonjësit e Policisë me efektet negative që shkakton në jetën e tyre përdorimi i këtyre substancave.

SHKARKO APP