Policisë i shtohen 500 djem e vajza/ Veliu: Impuls i ri në cilësinë e shërbimit

Policisë së Shtetit i janë shtuar 500 djem dhe vajza, të cilët i kanë sjell energji dhe entuziazëm të ri organizatës së Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e zhvilluar këtë të enjte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu shprehet se mbi 3 mijë djem e vajza janë bërë pjesë e Policisë gjatë këtyre viteve, duke bërë që qytetarët të kenë një perceptim dhe vlerësim më pozitiv për Policinë.

”Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për Policinë e Shtetit, pasi ju sot kurorëzoni përfundimin me sukses të Programit të Shkollimit në Kolegjin e Policisë dhe filloni rrugëtimin tuaj në këtë mision sa fisnik aq edhe të vështirë, ndërsa Policisë së Shtetit i bashkohet një ekip i ri, i trajnuar dhe shkolluar, i cili do t’i japë një impuls më shumë punës që po bëhet nga organizata e Policisë në luftën kundër krimit, si dhe do të rrisë performancën dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Policia e Shtetit, vit pas viti i është nënshtruar një procesi të gjerë reformimi, duke filluar me shkollimin, pasi ne jemi të bindur se me një trupë policore të shkolluar dhe të trajnuar fitojmë besimin e qytetarëve duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, si dhe në ndryshime strukturore, të cilat i kemi përshtatur me nevojat që kanë qytetarët për prezencën e policisë në zonat ku ata banojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto dy komponentë të rëndësishëm përbëjë edhe termin “Policimi në Komunitet” që është dhe modeli më i përparuar dhe më i suksesshëm. Vitet e fundit, falë vlerësimit, investimit dhe vëmendjes së shtuar të qeverisë e në mënyrë të veçantë të Kryeministrit të vendit, Edi Rama, roli, kuptimi, pritshmëria dhe performanca e punonjësve të Policisë së Shtetit kanë ndryshuar tërësisht. Mbi 3 mijë djem e vajza janë bërë pjesë e Policisë së Shtetit gjatë këtyre viteve, duke bërë që qytetarët të kenë një perceptim dhe vlerësim më pozitiv për Policinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?