Policisë së Lleshaj “i hanë duart”, polici grushton të prangosurin, ndërsa efektivi i “Shqiponjave” e mban nga duart
Policia përfshihet sërish në incidente dhune ndaj qytetarëve. Së fundi në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku shihet një polic që godet me grushte një person të vënë në pranga.
Siç shihet nga pamjet në video, efektivët kanë arrestuar dhe vënë në pranga dy persona por pavarësisht kësaj efektivët i dhunojnë.
Vetëm pak metra larg, në derën e makinës së Policisë, ndodhet i arrestuari tjetër, i cili ngre zërin në momentin që i godasin shokun.
“Ç’a bën mër…s’e prek asnjoni…ejj….Të q**** motrën mor…”, dëgjohet që bërtet ai ndërsa është i rrethuar nga forca të shumta policie. / Ora News