Politikanët klientë “Vip” të një 17-vjeçareje, 5 në pranga për prostitucion në Tiranë

për shfrytëzim prostitucioni. Sipas policisë, Emri Dashi, 21 vjeç, shfrytëzonte vajzën me iniciale P.B  për qëllime prostitucioni, ndërkohë që e kishte atë edhe të dashur. Djali 21- vjeçar e shfrytëzonte vajzën së bashku me të atin e tij, Muli Dashi, ndërkohë që në momentin e arrestimit, 17- vjeçarja po kryente marrëdhënie seksuale me 2 persona, të cilët u kapën në kushtet e flagrancës dhe u vunë po ashtu në pranga. Policia kishte kohë që ishte vënë në ndjekje të tyre. Pas arrestimit, vajza tregoi në polici se shfrytëzohej për prostitucion, madje frekuentohej edhe nga politikanë dhe biznesmenë të ndryshëm.  Të mërkurën në mbrëmje, policia u vu në ndjekje të automjetit tip Fiat me targa “TR 3571 S”, që  shërbente për të dërguar 17- vjeçaren tek klientët. Policia e ndoqi makinën deri tek një hotel në periferi të Tiranës, në zonën e Bërxullit, dhe më pas njësia speciale e policisë së kryeqytetit arrestoi brenda makinës babë e bir, Emri dhe Muli Dashi. Në  ambjentet e hotelit vuri në pranga edhe 17- vjeçaren dhe dy persona të tjerë. Sipas policisë dy të arrestuarit janë: E.Reka dhe E. Haxhiaj. Ata u kapën teksa po kryenin prostitucion me të miturën.  Në polici, vajza 17- vjeçare ka treguar dhe për takimet në të kaluarën me disa politikanë si dhe biznesmenë, të kryeqytetit. Takimet, sipas saj, realizoheshëin në hotele të ndryshme jashtë Tiranës, ndërkohë që lidhjet me to bëheshin kryesisht në disko të kryeqytetit, të cilat frekuentohen nga politikanë.

SHKARKO APP