Polonia nderon me medalje ushtarake majorin Tanushi
Aktualitet E Enjte, 15 Gusht 2019 14:33
Polonia ka nderuar majorin shqiptar të rënë në krye të detyrës, Klodian Tanushi më 10 maj 2019 në Letoni. Shteti polak i ka dorëzuar familjes “Medaljen Broxit”, për trimëri të lartë. Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.