Polonia vendos tanke Leopard 2 në Letoni për të përforcuar mbrojtjen e NATO-s
Polonia ka vendosur tanke luftarake Leopard 2 në Letoni për të përforcuar brigadën e NATO-s në vendin baltik BE-NATO.
”Automjetet e blinduara u transferuan me tren në bazën ushtarake Adazi pas mbërritjes së tyre”, deklaroi ushtria letoneze.
Ata do të zëvendësojnë tanket e betejës PT-91 që janë vendosur deri më tani atje, një zhvillim polak i tankut sovjetik T-72. Nuk është dhënë asnjë informacion për numrin e saktë.
Brigada shumëkombëshe udhëhiqet nga Kanadaja.
“Ardhja e tankeve polake Leopard 2PL në Letoni shënon një rritje të konsiderueshme të fuqisë sonë të zjarrit,” tha në deklaratë komandanti kanadez i brigadës, koloneli Cédric Aspirault.
Prania e tankeve konfirmoi angazhimin për të mbrojtur Letoninë, e cila kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, dhe dërgoi një mesazh të qartë, tha ai. /os/ ATSH