”Populli doli në një përmasë të paparashikueshme”, Fahri Balliu: Ky manifestim zhduku luftën e klasave që solli Rama
Botuesi Fahri Balliu i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 se manifestimi sot i Metës kishte një prezencë shumë të madhe pasi populli doli në përmasa të paparashikueshme.
Po ashtu si një person që mori pjesë në manifestim, ai u shpreh se e gjeti veten mes socialistëve, demokratëve, legalistëve, republikanëve si dhe thotë se kjo nismë e sotme solli zhdukjen e luftës së klasave që solli Rama për natyrë të konfliktualitetit.
”Unë e konsideroj emancipim të çdo intelektuali që të përcaktojë dhe deklarojë qëndrimet. Janë shumë i impresionuar nga mitingu, unë jam një mitingash i vjetër që nga dhjetori i ’91 si dhe opozitën e gjatë me PD 1997, 1998, 1999, 2000, 2001. Ky miting më bëri të jem me demokratët, socialistët, legalistët, republikanët. çfarë është Agim Nesho? Ky miting zhduku luftën e klasave që solli Rama. Për natyrë të konfliktualitetit ai ka sjellë luftën e klasave. Ky ka sjellë një element paqëtues për t’u marrë populli me problemin themelor që nuk është problem i një partie por i një populli që është uzurpimi i një shteti. Ka mbetur vetëm Presidenca, dhe ky do që të bëjë një ligj për gjyqtarët që të betoheshin tek ura e lanës, se kryeministri është mësuar me urat. Unë nuk e kam menduar që ky i qëndis dhe pas tij qëndrojnë njerëz që ja qëndisin marrjen e pushteteve. Shpik roja ilire që kjo të varret nga Ministria e Brendshme, kjo të jetë shtetërore dhe kjo të marrë kompanitë shtetërore. Ky e shpik këtë dhe merr të gjitha dhe privatët shkojnë tek ky dhe lekët i paguan shteti. I do për vota, do t’ia japi për koncesion, njërin do e çojë në PPP. Të njëjtën gjë ka bërë me ministren e Drejtësisë, marifetin me Dvoranin, të gjitha t’i qepi që të dalë me një Gjykatë Kushtetuese të kapur. Ligji për dividentin është një shkelje spektakolare Ky e miraton me ato konkubine, njëri merr një peshk Divjakë, tjetri këtë shtetëzimin e basteve. është bërë një katrahurë që arrestohet tjetri me 6 akuza që s’del për 100 vjet. Gjithë kjo tabllo që është shprishje. Populli doli në një përmasë të paparashikueshme përfshi dhe optimistët e protestave.”- tha Fahri Balliu.